BERAT- Një sherr ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Beratit mes një punonjës të Policisë bashkiake dhe një qytetari. Konkretisht sherri ka ndodhur pranë ish-pallatit të kulturës, ndërkohë ende nuk dihen arsyet e sherrit.
Por sipas raportimeve nga dëshmitarë të ngjarjes, fillimisht sherrin e ka nisur qytetari duke e godirut punonjësin e policisë dhe më pas ky i fundit i është kthyer duke e shtrirë në tokë.
Deri më tani nuk ka pasur një reagim nga autoritet dhe nuk dihet nëse polici dhe djali i ri kishin një sherr të mëparshëm, apo situata përshkallëzoi direkt.
