Elbasan/ Dy vëllezër me probleme mendore dërgohen në Spitalin Psikiatrik pas një konflikti familjar

Dy vëllezër me probleme mendore dërgohen në Spitalin Psikiatrik pas një konflikti familjar.

Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale që tregonte një konflikt fizik mes tre familjarëve, Policia e Gramshit ka ndërhyrë duke kapur shtetasit M. S., 53 vjeç dhe Ç. S., 51 vjeç, të cilët kanë probleme të shëndetit mendor. Ata u dërguan për trajtim në Spitalin Psikiatrik Elbasan. Rasti po hetohet për veprën penale “Dhuna në familje”.