Rreth orës 18:30 të pasdites së sotme, në kryqëzimin Velia në qytetin e Peshkopisë, ka ndodhur një aksident rrugor me pasoja për shëndetin e një punonjësi policie.
Sipas të dhënave paraprake, shtetasi A.Sh., 27 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Volkswagen Golf”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit. Si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një dyqan.
Në këtë incident ka mbetur i dëmtuar shtetasi V.Gj., punonjës policie në shërbim, i cili ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende publike.
Nga verifikimet paraprake, rezulton se drejtuesi i mjetit ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes. Ai është shoqëruar në komisariat dhe ndaj tij po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.














