Gramsh/ Godet me shuplakë një vajzë 9-vjeçare pas një konflikti mes fëmijëve, procedohet penalisht 37-vjeçarja

Gramsh, 30 prill 2025 – Një 37-vjeçare është vënë nën hetim nga Policia e Gramshit, pasi dyshohet se ka goditur me shuplakë një vajzë 9-vjeçare në rrugë, pas një konflikti të vogël mes fëmijëve.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, kur vajza e të dyshuarës ishte përfshirë në një debat me të miturën. Në reagim ndaj kësaj situate, shtetasja N. P., 37 vjeçe, ka ushtruar dhunë fizike ndaj 9-vjeçares.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjith