Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 38 vjeç, banues në Elbasan, pas një rasti të dhunës në familje.
Sipas të dhënave zyrtare, Z. M. ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Pas denoncimit të ngjarjes, viktima është pajisur menjëherë me urdhër mbrojtjeje nga autoritetet kompetente, ndërkohë që ndaj autorit u mor masa e arrestit në flagrancë.
Policia dhe shërbimet sociale po ndjekin nga afër situatën për të siguruar mbrojtjen e plotë të viktimës dhe për të garantuar zbatimin e urdhrit të mbrojtjes.
Materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme ligjore.
