Atentat në Tiranë qëllohet në drejtim të një makine, katër të plagosur. Autorët djegin makinën në Lundër

Një atentat dyshohet të ketë ndodhur në afërsi të TEG-ut në Tiranë mbrëmjen e së enjtes.

Në drejtim të një makine është qëlluar me armë zjarri.

Paraprakisht dyshohet për katër të plagosur.

Autorët e atentatit kanë djegur makinën në Lundër.

Rrethanat e kësaj ngjarje mbeten për momentin të paqarta. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.