Vëllai qëllon vëllanë me armë gjahu/ Sherri brenda familjes për pronat, arrestohet 50-vjeçari në Divjakë

Një konflikt për motive pronësie në fshatin Fierseman të Divjakës mes dy vëllezërve dhe një personi tjetër përfundoi me të shtëna me armë zjarri. Pas një debati të ashpër, Z.K., 58 vjeç dhe A.G., 57 vjeç, goditën me grushte vëllain e Z.K., Sh.K., 50 vjeç. Ky i fundit reagoi duke qëlluar me armë gjahu që e mbante me leje.

Policia arrestoi në flagrancë Sh.K. për “Kanosje”, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, ndërsa A.G. u vu nën hetim për “Dëmtime të tjera me dashje”. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe ka rikthyer në vëmendje tensionet brenda familjeve për çështjet e pronësisë.