12-vjeçari në Tiranë qëllon në ajër me pistoletë, babai i tij publikon videon në rrjetet sociale

Një ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë ka ndodhur në Tiranë, teksa një 53-vjeçar ka rënë në pranga.

Mësohet se ai është arrestuar, pasi djali i tij, vetëm 12 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Ngjarja është zbuluar pasi vetë babai ka publikuar një video të këtij momenti në rrjetet sociale. I mituri shihet i mituri si hap zjarr me pistoletën manovër.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. X., 53 vjeç, pasi në një video të postuar në rrjetet sociale shfaqet djali i tij, një fëmijë 12-vjeçar, duke qëlluar në ajër me një pistoletë manovër.

Policia reagoi menjëherë pas identifikimit të videos, duke sekuestruar armën dhe 14 fishekët manovër si prova materiale.

Sakaq, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme në këtë çështje.