SPAK arreston 2-ish zyrtarë. Dyshohet se ndërhynë në sistemin e IT dhe morën dosjet nga kompjuterat e 3 prokurorëve

Dy ish-zyrtarë janë arrestuar nga SPAK, nën akuzën e ndërhyrjes në sistemin e IT të Prokurorisë së Posaçme dhe marrjes së dosjeve nga kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK.

Gazetarja e News24, Klodiana Lala, raporton për BW se ngjarja ka ndodhur pak javë më parë ku mësohet se është hakëruar sistemi i SPAK dhe janë marrë dosjet nga kompjuterat e 3 prokurorëve të posacëm.

Në pranga kanë rënë Zambak Gjoni, ish-drejtor i paraburgimit Vlorë dhe Arnold Rrokaj, ish-punonjës i IMT si të dyshuar.

Skandali pritet të dërgojë prapa hekurave zyrtarë të tjerë.