Librazhd/ Vodhi arkën e xhamisë, shpallet në kërkim 36-vjeçari

Librazhd, 2025 – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin E. Sh., 36 vjeç. Ai dyshohet se ka vjedhur para nga arka e një objekti kulti në fshatin Dragostunjë.

Policia po vijon punën për kapjen e të dyshuarit dhe vënien e tij përpara drejtësisë. Hetimet mbi rastin janë në vijim.