Elbasan, nis procedimi penal për dy të rinj. Lajme kronike nga Elbasani

Elbasan, 2025 – Policia e Elbasanit ka referuar në Prokurori materialet për dy raste të veçanta të veprave penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë nisur procedimin penal për shtetasin K. M., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Ndërkohë, në Gramsh, është proceduar penalisht shtetasi K. F., 27 vjeç, i dyshuar për dëmtimin e një automjeti në pronësi të shtetasit B. Ç., duke i thyer xhamin. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

Zjarr në një pallat në lagjen “Visarjon Xhuvani”

Rreth orës 09:15, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, ka rënë zjarr në katin e dytë të një pallati, në banesën e shtetasit V. P., 77 vjeç. Paraprakisht dyshohet se shkaku ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit.