Përfshihet nga flakët banesa në Bulqizë, ndërron jetë një i moshuar (EMRI)

BULQIZË- Një banesë në katin e parë të një pallati është përfshirë nga flakët e ditën e sotme në “Lagjen e Vjetër” në Bulqizë.

Si pasojë e zjarrit ka ndërruar jetë i moshuari, Xhevdet Cara i cili ishte i vetëm në banesë në momentin e zjarrit, pasi bashkëshortja kishte dalë më herët, ndërsa fëmijët jetojnë jashtë shtetit.

Dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike në banesë. Pranë banesës ka mbërritur shërbimi zjarrfikës ku ka ndërhyrë për shuarjen e zjarrit dhe pengimin e tij për të mos kaluar në apartamentet e tjera të pallatit.

Grupi hetimor është në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.