Furgoni përplas 4-vjeçarin, niset me urgjencë drejt Traumës në Tiranë

BURREL- Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në aksin rrugor Klos-Burrel, ku një furgon ka dalë nga rruga dhe ka aksidentuar një shtetas të mitur. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi L.D., 52 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka shkaktuar përplasjen.

Për pasojë, i mituri ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Drejtuesi i automjetit, shtetasi L.D., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti tragjik, ndërsa autoritetet kërkojnë të sigurojnë drejtësinë dhe përgjegjësinë për këtë incident.