Elbasan – Strukturat e Policisë kanë referuar në Prokurori materialet procedurale për tre shtetas të dyshuar për kryerjen e veprave penale në juridiksionin e Elbasanit dhe Gramshit.
Rasti i parë – Posedimi i lëndëve narkotike
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë nisur procedim penal ndaj shtetasit A. Sh., 27 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Rasti i dytë – Mosbindja ndaj urdhrit të policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh kanë nisur procedim penal ndaj shtetasit R. H., 28 vjeç, banues në Gramsh, i cili nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar automjetin.
Rasti i tretë – Shfrytëzim i paligjshëm i burimeve natyrore
Gjithashtu, është proceduar penalisht shtetasi V. B., 46 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një firme ndërtimi, pasi punonjësit e firmës së tij u kapën duke marrë inerte në shtratin e lumit Devoll, pa lejen përkatëse.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
