TIRANË – Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sulmi që ju bë kompanisë farmaceutike CFO Pharma gjatë natës së kaluar në autostradën Tiranë-Durrës. Bëhet me dije se autorët e ngjarjes kanë qënë dy. Njëri prej tyre ka qënë në rolin e shoferit, ndërsa tjetri ka zbrazur kallashnikovin drejt godinës.
Raportohet se është qëlluar 34 herë ndaj kompanisë, ndërsa nga plumbat janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk dihen ende arsyet e sulmit, apo se kush janë autorët, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
