Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti që u regjistrua mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku tre automjete u përplasën me njëra-tjetrën. Bëhet me dije se në autobusin e përfshirë në aksident ndodhej stafi i punonjësve italianë të kampit të emigrantëve në Gjadër.
Në aksident është përfshirë edhe një kamionçinë dhe një makinë, që siç mund të shikohet nga fotit ka pësuar dëmtime të shumta në pjesën e përparme. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një person ndërsa ende nuk dihet si paraqitet gjendja e tij shëndetësore.
Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar radhë të gjata automjetesh dhe është bllokuar për rreth 1 orë trafiku. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për lirimin e aksit rrugor si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
