Përfshihet nga flakët një automjet në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën në afërsi të Gjykatës së vjetër.
Në vendin e ngjarjes mbërritën policia dhe shërbimi zjarrfikës.
Zjarrfikësit lokalizuan dhe fikën flakët.
Nuk ka dëme në njerëz, por mjeti pësoi dëme të mëdha materiale.
Po hetohet për shkaqet e zjarrit.
