Ndahet nga jeta gjyqtari dhe avokati i njohur, Hysen Kovaçi

Është ndarë nga jeta gjyqtari dhe avokati i njohur Hysen Kovaçi.

Prej 15 vitesh ai punoi si gjyqtar i Gjykatës së Elbasanit, duke mbajtur edhe postin e Kryetarit të Gjykatës.

Në vitin 1993 ai nisi të ushtrojë profesionin e avokatit duke lartësuar figurën e këtij profesioni.

Ndarja nga jeta ka hidhëruar pa masë familjen, të afërmit, miqtë dhe shokët e tij.
Një reagim i veçantë ka ardhur nga Dhoma e Avokatisë Elbasan.

Kryetari i kësaj Dhome, avokat Demir Çiftja, i ka kushtuar një dedikim të veçantë figurës së Hysen Kovaçit duke e cilësuar atë si një njeri të përkushtuar ndaj familjes, simbol i gjyqtarit të ndershëm dhe drejtësisë së paanshme.