Elbasan, 27 shkurt 2025- Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike kanë referuar materialet në Prokurori, ku është iniciuar procedimi penal për shtetasen K. Sh., 35 vjeçe, pasi dyshohet se ka postuar në TikTok materiale fyese për bashkëshortin e saj, me të cilin është në proces për zgjidhjen e martesës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.














