Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën një person dhe dy të tjerë plagosen

Durrës, 27 shkurt 2025-Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku për pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur dy të tjerë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Martin Camaj”, dhe viktima ka mbetur 37-vjeçari me iniciale Rinor Lami, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasja Trëndafile Çaushi, e cila drejtonte mjetin me të cilin u përplas 37-vjeçari, dhe pasagjerja në automjetin e saj, shtetasja me iniciale K.D.

Njoftimi i policisë:
Më datë 27.02.2025, në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën “Martin Camaj”, automjeti me drejtues shtetasin R.L., 37 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen T.Ç., 49 vjeçe.

Si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi R.L. dhe janë dëmtuar shtetasja T.Ç. dhe pasagjerja në automjetin e saj, shtetasja K.D., të cilat ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.