Biznesmenia Vilma Nushi është paraqitur në SPAK këtë të mërkurë në lidhje me hetimet e koncesioneve në Shëndetësi.
Dy ditë më parë ishte CEO i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu që u paraqit në SPAK po për këtë çështje.
Dy prej kontratave, ajo e check up dhe sterilizimi u hetuan nga komisioni parlamentar, por dy të tjerat ajo e dializës dhe e laboratorëve, të lidhura me biznesmenin e Spitalit Amerikan, Klodjan Allajbeu u përjashtuan nga hetimi parlamentar.
Sipas opozitës, Nushi, në cilësinë e pronares së dy kompanive, e cila është pjesë e koncesionit të Check Up, “është përfituese indirekte dhe direkte (ka përfituar rreth 1.5 mln Euro nga dividenti).”














