Tritol zyrës së noterit. Dy autorët e pamaskuar vendosën eksplozivin dhe u larguan!

Një sasi lënde eksplozive i është zyrës noteriale së Fran Gjonit në Lezhë. Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Fran Gjoni në dëshminë e tij është shprehur se nuk ka konflikte dhe probleme me ndonjë person. Autorët janë ende të paidentifikuar ndonëse kamerat e sigurisë kanë filmuar vendosjen e ekplozivit nga dy persona të cilët kanë qenë të pamaskuar.

Ndërkohë policia ka nisur me hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe ndalimin e autorëve.

Noteri Fran Gjoni është vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni, i cili prej një viti është bërë pjesë e politikës si kryetar i Partisë Demokratike në Lezhë, ndërsa së fundmi ka hequr dorë nga ky post për të kandiduar për primaret e PD-së për të qenë deputet.