Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. B., 54 vjeç, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka dhunuar xhaxhanë e tij dhe i ka dëmtuar banesën.
Ditën e djeshme, shtetasja M. D., 38 vjeçe, banuese në Belsh, dyshohet se për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, ka konsumuar në banesë, mbidozë ilaçi. Pasi ka marrë asistencë mjekësore në spital, kjo shtetase është larguar në banesë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.














