Shpërthen lënda plasëse pranë pallatit, nuk ka të lënduar! Policia në vendngjarje, zbulohen detajet e para

Vlorë- Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në Orikum të Vlorës, por nuk raportohet për persona të lënduar.

Ngjarja sipas policisë vendore ndodhi rreth orës 03:15 (25 shkurt), në një ngushticë pas një pallati.

Gazetari i Report TV, Armand Xhelili, informon se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë dëmtuar dy xhama të pallatit në katin e parë”, tha policia.

“Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar”, tha policia.

Po merren dëshmi dhe verifikohen pamje nga kamerat e sigurisë për të zbuluar dinamikën dhe shënjestrën e sulmit të mundshëm.