Detaje nga aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës, kush janë viktima dhe tre të plagosurit, po shkonin në punë kur u aksidentuan (Pamje nga vendngjarja)

Detaje të reja mësohen në lidhje me aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.

Viktima dhe 3 të aksidentuarit ndodheshin në një furgon dhe po shkonin në punë, por furgoni që po udhëtonin është përplasur me trafikndarësen e autostradës.

Më pas pasi furgoni është përplasur 4 persona që ndodheshin brenda tij kanë dalë të shohin dëmtimet, në ato momente një automjet ka ardhur me shpejtësi dhe i ka përplasur.

28-vjeçari Gëzim Muçaj ka ndërruar jetë teksa po transportohej në spital ndërsa 3 të aksidentuarit e tjerë, Eduart Ripa, Ervin Qira dhe Shkëlqim Doci ndodhen tek Trauma në gjendje të rëndë.