Ndërron jetë 50-vjeçari shqiptar në Greqi, u godit nga rryma elektrike teksa po punonte

Një 50-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht, në vendin e punës në Greqi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme, ku bëhet me dije se shqiptari ndërroi jetë në vend pasi u godit nga rryma e tensionit të lartë.

Shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, punonte si elektricist dhe sipas mediave greke, ka gjetur vdekjen teksa po kryente punime në rrjetin e shpërndarjes elektrike në një zonë të Bashkisë Limni Plastiras.