Shkarkohet drejtoresha e Spitalit të Dibrës, Irini Shehu.
Vendimi erdhi pas denoncimit se ajo kishte dhunuar shefin e financës së spitalit. Drejtor i Komanduar i Spitalit emërohet Astrit Ademi.
Një ngjarje e paprecedentë është shënuar pak ditë më parë në qytetin e Peshkopisë. Drejtoresha e Spitalit Rajonal Dibër, Irini Shehu, ka dhunuar shefin e Financës së spitalit, Shaban Uklala. Pas fyerjeve personale mes drejtoreshës Irini Shehu dhe shefit të Financës, Shaban Uklala gjatë një mbledhje të stafit, është zhvendosur në zyrën e këtij të fundit pak më vonë.
Mësohet se drejtoresha i ka shkuar në zyrë Uklalës dhe gjatë përplasjes verbale ka marrë një shishe dhe e ka goditur në fytyrë duke i shkaktuar demtime. Uklala është qepur dhe ka shkuar në Drejtorinë e Policisë për të bërë kallëzimin.
