Anuela Ristani merr drejtimin e Bashkisë Tiranë

Anuela Ristani do të ushtrojë detyrën e kryetarit të Bashkisë Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mësohet se i ka deleguar asaj kompetencat për drejtimin e bashkisë përsa kohë ai është në masë “arresti në burg”.

Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama u kthye sërish mbrëmjen e sotme në Bashkinë e Tiranës, aty ku takoi edhe njëherë drejtuesit e këtij institucioni, përfshirë edhe Anuela Ristanin.

Pas takimit në Bashki, Rama ka zhvilluar edhe një takim me Asamblenë e PS-së së Tiranës, ku ka mbajtur të njëjtin qëndrim si ai i bërë publik edhe gjatë komunikimit mëngjesin e kësaj të marte në rrjetet sociale.

PS: Edituar pas artikullit të publikuar nga Faktoje.al me titull: ‘Drejtimi i bashkisë Tiranë nuk iu besua nënkryetarit Andi Seferi’ me kontrolluesen e pavarur të fakteve, Ilda Hoxha.

Drejtimi i Bashkisë Tiranë nuk iu besua nënkryetarit Andi Seferi