Arrestimi nga SPAK, Erion Veliaj dërgohet tek Blloku i Sigurisë!

GJKKO mësohet se ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Oficerët e BKH-së e kanë marrë nga zyra Veliajn dhe e dërguan, tek Blloku i Sigurisë te “Mine Peza”.

Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërkohë që pritet njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

Masa për të është caktuar nga gjyqtari, Erjon Bani.

Më herët, kryebashkiaku i Tiranës, është paraqitur disa herë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.