Përplaset nga mjeti, humb jetën një grua

Lushnjë- Një aksident me vdekje është shënuar këtë mëngjes (10 Shkurt), në rrugën kombëtare Lushnjë-Berat, në fshatin Barbullinjë.

Një 65-vjeçare është përplasur për vdekje nga një mjet tip “Audi”, me targa AB257SM, rreth orës 05:30.

Mjeti i drejtuar nga 46-vjeçari Aleksandër Misto, nga Kuçova, ka përplasur viktimën, e cila kalonte në anën tjetër të rrugës.

Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar në Komisariatin e Lushnjës. Ambulanca ka shkuar në vendngjarje për të marrë trupin e viktimës së identifikuar si Hatixhe Topi, e cila këtë mëngjes kishte dalë për të shkuar në punë.

Policia e qarkullimit në vendngjarje po dokumenton aksidentin dhe po disiplinon trafikun ndërkohë që pritet eksperti i policisë për vijimin e procedurave.