Përfshihet nga flakët një hotel

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Sarandë,teksa një hotel është përfshirë nga flakët.

Mësohet se hoteli që ka marrë flakë, ndodhet në lagjen numër 4 të qytetit, teksa forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Shkaku i rënies së zjarrit nuk dihet ende, apo edhe nëse ka persona të lënduar nga flakët.