Shqipëria zgjidhet organizatore e Kampionatit Europian 2027 U-21

Shqipëria u zgjosh si një nga vendet organizatore të Kampionatit Europian 2027 U-21. Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s vendosi që Shqipëria dhe Serbia të organizojnë së bashku Kampionatin Europian U-21 të vitit 2027.

Lidhur me këtë, kryeministri Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale mesazhin e ambasadorit të FSHF për Euro 27 Andi Lila, i cili shprehet se përzgjedhje është një nderë për vendin tonë.

‘Me Shqipërinë e përzgjedhur nga UEFA, si një nga dy vendet organizatore të Kampionatit Europian U-21 në qershor të vitit 2027, por që do të mikpresë finalen në arenën kuqezi të Air Albania Stadium, ju uroj një ditë të mbarë’, shkruan ai.