Aksident i rëndë në Gramsh: Një i vdekur dhe dy të plagosur

Aksident i rëndë në Gramsh: Bilanci: Një i vdekur dhe dy të plagosur.

Ngjarja ndodhi afër fshatit Qerret.

Dy automjete, një mjet tip Benz dhe një Opel, janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e aksidentit, një 50-vjeçar ka humbur jetën në vendngjarje.

Ndërkohë, dy persona të tjerë që ndodheshin në mjetet e aksidentuara kanë mbetur të plagosur.

Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shpejtësia e lartë dhe kushtet e rrugës mund të kenë ndikuar në përplasjen fatale.