Zjarr në një nga ambientet e Drejtorisë së Policisë në Elbasan

Një vatër zjarri u shfaq në një nga ambientet e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit rreth orës 18:49 të pasdites së kësaj të diele.

Zjarri sipas burimeve zyrtare ka rënë pranë godinës së sallës operative.

Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikëses ka bërë të mundur izolimin e flakëve pa shkaktuar dëme të mëdha.

Paraprakisht mendohet se shkak i zjarrit është shkaktuar nga një ngrohës me energji elektrike.