Emigracioni është kthyer në një problem për komunitetin në valën e re të viteve të fundit. Të rinjtë kryesisht por edhe familjarë dhe mosha të tjera zgjedhin të emigrojnë për shkak të mungesës së një pune, për një standard më të lartë jetese, për mungesë mundësish, studime apo edhe bashkime familjare.
Në fshatra krysisht por edhe në qytete gjen shumë të moshuar të vetmuar, që ia dalin vetë në punët dhe bujqësinë duke mbajtur kështu një barrë të rëndë që diktohet nga mungesa e fuqisë punëtore. Po kështu qyteteve po i mungojnë shumë profesione dhe zanate që janë mjaft të rëndësishme për jetën e përditshme.
Ne duam të shkruajmë rreth kësaj teme dhe për këtë qëllim kërkojmë ndihmen tuaj duke plotësuar pyetësorin më poshtë:
