Ministria e Arsimit dhe Sportit del me njoftimin për pezullimin e përkohshëm të mësimit në 20 shkolla

Nisur nga situata e krijuar nga bora dhe ngricat, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka dalë sërish me një njoftim lidur me zhvillimin e procesit mësimor në disa shkolla.

Konkretisht Ministria njofton se është pezulluar përkohësisht mësimi në 20 shkolla.

Ministria e Arsimit dhe Sportit

♦️ Përditësim i rëndësishëm

Ministria e Arsimit dhe Sportit informon se ka nisur mësimi në shumë shkolla në vend me përmirësimin e kushteve të motit dhe vijon pezullimi i përkohshëm i procesit mësimor në 20 shkolla, për shkak të kushteve atmosferike.
Situata në përgjithësi po shkon drejt përmirësimit dhe mbetet problematike në pak shkolla, në zona si Dibër, Klos, Mirditë, Pogradec, etj., ku kushtet e motit e bëjnë ende të pamundur zhvillimin e procesit mësimor.

Shkollat ku është pezulluar përkohësisht mësimi janë si vijon:

1. Shkolla 9-vjeçare Selishte, Dibër
2. Shkolla 9-vjeçare “Fiqiri Cani”, Lishan i Poshtëm, Dibër
3. SHMB “Ajet Ndreu”, Sllove, Dibër
4. Shkolla 9-vjeçare “Shemsi Haka”, Dibër
5. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Miftar Krrashi”, Arras, Dibër
6. SHMB “Nikoll Kaçorri”, Lurë, Dibër
7. Shkolla “Jani Fullani”, Bulqizë
8. Shkolla e Mesme e Bashkuar Xibër, Klos
9. SH.B “Ndrec Ndue Gjoka”, Fan, Mirditë
10. Shkolla 9-vjeçare “Zenel Bastari”, Tiranë
11. Shkolla 9-vjeçare Vilëz, Tiranë
12. SHMB “Tre Dëshmorët”, Trebinjë, Pogradec
13. Shkolla 9-vjeçare Dunicë, Pogradec
14. SHMB “11 Dëshmorët”, Labinot Katund, Elbasan
15. SHMB “Ibrahim Bozhiqi”, Qafë, Elbasan
16. Shkolla 9-vjeçare Gur i Zi, Elbasan
17. Shkolla 9-vjeçare “Ramë Karagjozi”, Qerret, Elbasan
18. Shkolla 9-vjeçare Sericë, Elbasan
19. Shkolla 9-vjeçare “Isuf Deliu”, Mollagjesh, Elbasan
20. SHB “Ibrahim Ceka”, Funar, Elbasan.