Qytetari spektakël në liqenin e Pogradecit, sërf mbi ujë në temperatura të ulëta

Qytetari Ilirjan Tasellari, ka sfiduar motin e keq ditën e sotme dhe ka bërë sërf me parashutë në liqenin e Pogradecit.

Siç shihet në videon e mëposhtme, sërfisti Ilirjan Tasellari shihet teksa bën sërf në zonën e Tushemisht në Pogradec.

Ai ka nxitur kureshtjen e kalimtarëve, të cilët kane filmuar momentin e veçantë të spektaklit në liqen.