Aksident tragjik në Vaun e Dejës, Ndërrojnë jetë dy persona. Emrat

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në aksin rrugor Mjedë–Bushat në Vaun e Dejës.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë humbur jetën Ndue Prenga dhe Ndrekë Prenga. Dyshohet gjithashtu se nga aksidenti ka pasur dhe persona të tjerë të plagosur.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.