Qarku i Elbasanit e ka nisur zyrtarisht vitin e ri shkollor 2026–2027 me risi të rëndësishme në infrastrukturën arsimore, por edhe me shifra interesante të regjistrimeve të nxënësve të rinj në të gjitha Zyrat Vendore Arsimore (ZVA) të territorit.
Përmirësimi i kushteve mësimore, sfidat e rënies apo rritjes së demografisë në zona të ndryshme dhe hapja e dyerve të institucioneve të reja përbëjnë panoramën kryesore të këtij fillimviti.
Infrastruktura arsimore në Elbasan: Tre godina të reja
Nxënësit dhe mësuesit e Elbasanit janë ulur sot në bankat e shkollës në kushte bashkëkohore. Viti i ri shkollor sjell tri godina arsimore tërësisht të reja dhe një tjetër në proces rikonstruksioni:
Gjimnazi “Dhaskal Todri”
Shkolla speciale “Zëra Jete”
Shkolla 9-vjeçare e fshatit Shushicë
Panorema e regjistrimeve sipas ZVA-ve në Qarkun e Elbasanit
1. ZVA Elbasan
Pavarësiht një rënieje të lehtë të numrit të përgjithshëm të nxënësve, asnjë shkollë nuk është mbyllur.
Klasa e parë: 1 050 nxënës.
Klasa e dhjetë (X): 1 148 nxënës.
2. ZVA Librazhd
Ndryshe nga prirja e përgjithshme, kjo zonë shënon rritje të ndjeshme të numrit të nxënësve.
Klasa e parë: 173 nxënës (rritje e lehtë krahasuar me vitin 2025–2026).
Klasa e dhjetë (X): 258 nxënës (nga 165 që ishin një vit më parë).
3. ZVA Prrenjas
Viti i ri shkollor nis me rreth 60 nxënës më pak në total për këto cikle krahasuar me vitin e kaluar.
Klasa e parë: 175 nxënës (nga 200 një vit më parë).
Klasa e dhjetë (X): 250 nxënës (pa ndryshim nga viti i kaluar).
4. ZVA Cërrik
Paraqet një ulje të lehtë të regjistrimeve në ciklin fillor, por rritje në arsimin e mesëm të ulët/lartë.
Klasa e parë: 139 nxënës (nga 173 që ishin në vitin 2025–2026).
Klasa e dhjetë (X): 115 nxënës (nga 107 një vit më parë).
5. ZVA Peqin
Shënohet një rritje pozitive në të dyja ciklet kryesore të regjistrimeve të reja.
Klasa e parë: 101 nxënës (nga 95 vitin e kaluar).
Klasa e dhjetë (X): 90 nxënës (nga 73 vitin e kaluar).
6. ZVA Belsh
Paraqet një ulje të lehtë në ulëset e para të shkollës, ndërsa gjimnazi ruan të njëjtat shifra.
Klasa e parë: 93 nxënës (nga 101 vitin e kaluar).
Klasa e dhjetë (X): 97 nxënës (në të njëjtat kuota me vitin e kaluar).
7. ZVA Gramsh
Zonë tjetër që shënon rritje inkurajuese në numrin e fëmijëve që u ulën për herë të parë në banka.
Klasa e parë: 145 nxënës (nga 127 në vitin shkollor 2025–2026).
Klasa e dhjetë (X): 166 nxënës (nga 146 një vit më parë).






