“Ju erdhi fundi”, protestuesit bllokojnë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, marshim drejt Kryeministrisë

Protestuesit kanë bllokuar Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke u ulur në rrugë dhe duke brohoritur “Nuk shitet Shqipëria” dhe “Ju erdhi fundi!”.

Më herët, protesta u shoqërua me incidente, pasi protestuesit hodhën domate dhe vezë në drejtim të uniformave blu, ku deri tani janë shoqëruar disa protestues nga policia.

Protestuesit kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë, ndërsa policia ka shtuar masat e sigurisë përgjatë perimetrit.

Kjo është protesta e 101-të, e cila zhvillohet në një ditë kur Kuvendi i Shqipërisë ka çelur sesionin e ri parlamentar.