Një zjarr ka përfshirë gjatë natës zonën pranë hyrjes së Syrit të Kaltër në bashkinë Finiq, duke djegur katër kioska tregtimi private.
Zjarri ka nisur rreth orës 00:05 të 6 shtatorit.
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë dërguar tre mjete zjarrfikëse, si dhe dy mjete policie me forca policore.
Ekipet kanë punuar për rreth dy orë për shuarjen e flakëve.
Zjarri është vënë nën kontroll rreth orës 02:00.
Nga të dhënat e para të hetimit, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt në rrjetin elektrik.
Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet e konfirmuara deri tani janë katër kioskat e tregtimit që ndodheshin në hyrje të zonës së Syrit të Kaltër.




