Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur pasditen e sotme në rrethinat e Shkodrës.
Sipas të dhënave paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20 në fshatin Golem, ku një automjet me drejtues shtetasin A. M., 50 vjeç, dyshohet se është përplasur me një motomjet në të cilin qarkullonin dy persona.
Si pasojë e përplasjes së fortë, një 17-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër që udhëtonte në motomjet, shtetasi E. N., 28 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku po merr ndihmën mjekësore.
Drejtuesi i automjetit, 50-vjeçari A. M., është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet në vendngjarje për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.




