Temperatura të larta dhe reshje shiu në zona maloret…parashikimi i motit për ditën e parë të shtatorit

Moti sot parashikohet i kthjellët ndërsa vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet kodrinore – malore të vendit në orët e mesditës deri pasdite.

Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje të territorit në orët e mesditës e pasdite.

Era parashikohet të fryjë me drejtim Veriperëndim-verilindje.me shpejtësi mesatare 7m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s.

Valëzim në det i forcës 1-3 ballë.