Aksident zinxhir në aksin Lushnje-Rrogozhinë/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën

LUSHNJË- Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga të dhënat e para dhe pamjet nga vendngjarja raportohet se nga përplasja ka vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Efektivët e policisë rrugore dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të orientuar trafikun dhe për të zbardhur shkaqet e plotë të aksidentit.