VLORË- Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku si pasojë një 78-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja u regjistrua rreth orës 07:15, në afërsi të ish-Stacionit të Trenit. Sipas Policisë, një 57-vjeçar, banues në Vlorë, ishte duke drejtuar automjetin kur ka aksidentuar të moshuarin, i cili po lëvizte me biçikletë.
I moshuari u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Drejtuesi i automjetit u arrestua në flagrancë, i dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor




