Një tërmet është regjistruar pak pas mesnatës në zonën e Himarës, duke shkaktuar lëkundje që janë ndjerë në disa qytete në jug të vendit.
Sipas të dhënave të EMSC, tërmeti është regjistruar rreth orës 00:35, me magnitudë 4.5 sipas shkallës Rihter dhe me një thellësi prej vetëm 5 kilometrash.
Epiqendra e lëkundjeve është lokalizuar rreth 6 kilometra në verilindje të Himarës. Thellësia e vogël vetëm 5 kilometra ka bërë që lëkundjet të ndihen më fort në zonën përreth.
Lëkundjet janë ndjerë në Sarandë e Vlorë, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.




