Rëndohet bilanci në Vau Dejës! Pas rojes së lokalit, humb jetën edhe elektriçisti (EMRAT)

VAU I DEJËS- Rëndohet bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Karmë të Vaut të Dejës. Mësohet se, elektriçisti David Deda, 46 vjeç, ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital, duke çuar në dy numrin e viktimave nga kontakti me rrymën elektrike.

Më herët u raportua se, ka humbur jetën Sokol Preka, 40 vjeç, i cili punonte si roje në lokalin ku ndodhi incidenti. Dy personat ranë në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës në ambientet e bar-kafesë dhe nuk mundën t’u mbijetonin dëmtimeve të marra.

Bëhet me dije se, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij incidenti tragjik