DURRËS- Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, ku si pasojë tre persona kanë hubmur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Blutë bëjnë me dije se 25-vjeçari me inicialet K.V, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me një bordurë betoni.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit, 25-vjeçar dhe pasagjerët S.B, 26 vjeçe dhe A.M, 15 vjeç, kanë humbur jetën. Ndërsa, dy pasagjerët e tjerë, R.V, 25 vjeç dhe K.D, 16 vjeç, janë dëmtuar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. 16-vjeçari ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, shtetasi K. V., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. V., 25 vjeç, dhe pasagjerët, shtetasit S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç, kanë humbur jetën.
Pasagjerët e tjerë, shtetasit R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, janë dëmtuar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. K. D, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.




