Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, plagoset një person

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Laç, në kryqëzimin e Spitenit.

Në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa si pasojë e përplasjes një person ka mbetur i lënduar.

I dëmtuari është transportuar për ndihmë mjekësore dhe sipas informacioneve paraprake ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.