TIRANË- Këtë të hënë vendi do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta dhe të qëndrueshme. Temperaturat minimale do të shënojnë 14 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa maksimalet arrijnë pikun në vendet e ulëta duke u ngjitur deri në 36 gradë Celsius.
Era pritet të fryjë me shpejtësi të lehtë deri në mesatare. Kombinimi i temperaturave të larta, erës dhe mungesës së reshjeve rrit ndjeshëm rrezikun për përhapjen e zjarreve, veçanërisht në zonat me bimësi të thatë.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet përkatëse në rast se konstatojnë vatra zjarri.




